Policia shpalli në kërkim për atentatin e dështuar një person të vdekur, Artan Hoxha: Ja arsyeja dhe kush po vret në Lushnje

Shqipëria

Policia shpalli në kërkim për atentatin e dështuar një person të vdekur, Artan Hoxha: Ja arsyeja dhe kush po vret në Lushnje

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 13:50
Gazetari Artan Hoxha

Kur kanë kaluar pesë muaj nga një atentat i dështuar ndaj 44- vjeçarit Kujtim Meta në Lushnje, policia tha më 28 shtator se ka arritur të identifikojë autorin dhe ta shpallë në kërkim atë, megjithëse dyshohet të ketë ndërruar jetë. 

Gazetari Artan Hoxha zbuloi se autori i dyshuar që thotë policia se po e kërkon, 29-vjeçari Dorian Shurdhi ka vdekur në një spital në Belgjikë një ditë para se policia shqiptare të shpallte në kërkim.

Gazetari madje shprehet se autoritet shqiptarë e kanë shpallur në kërkim pikërisht Dorian Shurdhin për të pushuar hetimet, për shkak se nuk vijohen pasi ai ka ndërruar jetë.

“Unë dyshoj se autoritetet shqiptare e kanë shpallur në kërkim një ditë pas vdekjes pikërisht për t’i ngarkuar fajin për atentatin si njeriu i dyshuar kryesor për këtë atentat. Kam frikë se ky person po të ishte gjallë ajo ngjarje do të ishte e ende e arkivuar” tha Hoxha në Abcnews.

Sipas gazetarit Hoxha, 24 orë para se të shpallej në kërkim dhe të bëheshin bastisje në shtëpinë e Shurdhit, të afërm dhe shokë te te riut kishin njoftuar vdekjen e tij në rrjetet sociale duke kërkuar mbledhjen e fondeve për rikthimin e trupit në Shqipëri.

“Unë dyshoj se autoritetet shqiptare e kanë shpallur në kërkim një ditë pas vdekjes pikërisht për t’i ngarkuar fajin për atentatin. Ai ka patur edhe bashkëpunëtorë në këtë atentat, por me vdekjen e tij ajo ngjarje nuk do të zbardhet”, tha Hoxha duke shtuar se konflikti në Lushnje është i madh dhe dy grupet që po përplasen janë të afërmit e Aldo Bares dhe pjesëtarë që bëjnë pjesë në grupin e Laert Haxhiut, Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat