Ambasadorja Kim pas takimit me Bajram Begajn: Roli i Presidencës është thelbësor për demokracinë

Shqipëria

Ambasadorja Kim pas takimit me Bajram Begajn: Roli i Presidencës është thelbësor për demokracinë

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 14:41
Foto nga takimi

Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas takimit të mbajtur mëngjesin e sotëm në Presidencë me kreun e shtetit, Bajram Begajn.

Diplomatja Kim thekson se roli i Presidencës është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

“Faleminderit Presidentit Bajram Begaj për diskutimin e sotëm të çështjeve kyçe të marrëdhënieve. Roli institucional i Presidencës, në përputhje me kushtetutën, është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë”- shkruan ambasadorja Yuri Kim në Twitter.

Më herët kreu i shtetit bëri të ditur detaje të takimit në Presidencë, ku përmes një postimi në rrjete sociale shkroi se me ambasadoren amerikane bisedoi për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat