Përkujtohet ditëlindja e Presidentit Nishani, Berisha: Ai ishte një konservator i vërtetë

Shqipëria

Përkujtohet ditëlindja e Presidentit Nishani, Berisha: Ai ishte një konservator i vërtetë

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 21:05
Sali Berisha

Në përkujtim të 56-vjetorit të lindjes së Presidentit Bujar Nishani, kryetari i Partisë Demokratike, vlerësoi lart figurën e ish-kreut të shtetit i cili u nda nga jeta në 28 maj të vitit 2022.

Në përkujtim të ditëlindjes së Presidentit Nishani, Berisha tha se sot pavarësisht se politikani, familjari dhe miku i të gjithëve pavarësisht se nuk është fizikisht mes nesh, ai do të jetë gjithmonë në mendjen dhe zemrat e atyre që e njohën.

Për Berishën, Presidenti Nishani ka qenë një konservator i vërtetë, pasi besonte tek familja, atdheu dhe liria.

“Bujar Nishani nuk është më në një karrige këtu midis nesh, por mbetet i pavdekshëm në memorien dhe zemrat tona. Në këtë aspekt unë mendoj se Odeta, ishte një zonjë e bekuar nga Zoti, që pati fatin të ketë një bashkëshort shembullor, të virtytshëm si Bujar Nishani. Baba Faiku sot ndihet këtu sëbashku me ne një baba i bekuar, sepse pati fatin të ketë një djalë të virtytshëm, një pasardhës që nderoi të gjithë traditën e shkëlqyer të familjes Nishani. Ersi, Fiona gjithashtu janë sot të bekuar këtu, sepse patën një baba të mrekullueshëm, një baba që i mëkoi ata me virtytet më të arrira të njeriut, një baba i cili i mëkoi ata me dashurinë për familjen, me dashurinë për vendin, për mikun, shokun me atdhetari. Sot ata krenohen me babain e tyre për thesarin shpirtëror me të cili ai mëko. Krenohen për babanë e tyre i cili për çdo detyrë në çdo funksion i dha nder detyrës, vendit, familjes. Të bekuar ishim ne të gjithë që patëm një mik si ai. Për mikun më e çmuara është besnikëria. Bujar Nishani ishte një mik besnik me të cilin komunikoje njëlloj si me veten tënde, me të cilin diskutoje, vendosje i bindur në luajalitetin dhe besnikërinë e tij. Kështu që ne ishim të bekuar që patëm një mik si ai. Bujar Nishani ka qenë një zyrat i përgjegjshëm, efiçent, dinjitoz dhe më pas shtetar që i bënte nder vendit, detyrës. Me përkushtimin e tij një nga ministrat më efiçentë, President përfaqësues ndër më dinjitozët në historinë e këtij kombi. Bujar Nishani donte Kombin donte Atdheun. Nuk është aty në karrige por do mbetet gjithmonë në zemrat tona. Duke u përulur me nderimin më të madh, shpreh mirënjohjen, e konsideroj veten të bekuar që pata një bashkëpunëtor si Bujar Nishani. Por edhe në PD ai ishte një nga personalitet më të qëndrueshëm, më të çmuar, ishte një konservator i vërtetë, për të cilin liria, familja, vendi ishin shtyllat më të çmuara të tij. Pasi përmbushi me nder të madh detyrimet si kryetar shteti, dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira, duhet ta pranojmë këtë sepse kish të bënte me një ansambël tjetër apo me një person tjetër që nuk njeh as ligj as moral në sjelljet e tij, por ai i qëndroi besnik flamurit, institucioneve dhe Kushtetutës. Bujar Nishani në një moment kritik pasi dorëzoi këtë detyrë, ju përkushtua asaj force politike”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat