Pse bëni filma për krizën energjitike dhe katet pa leje? Rama: Nuk luaj më, situata po çmend gjithë botën!

Shqipëria

Pse bëni filma për krizën energjitike dhe katet pa leje? Rama: Nuk luaj më, situata po çmend gjithë botën!

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 10:59
Edi Rama

Kryeministri  Edi Rama në një komunikim me ndjekësit e tij i është përgjigjur ironive nga pyetjet e qytetarëve të cilët e akuzuan se po bën filma me nismën e konfiskimeve të ndërtimeve pa leje.

Ai tha se këto janë vetëm opinione të bazuara në llafe.

‘Opinione të bazuara në llafe, nuk ka nga ata që janë pa drita dhe paguajnë fatura. Gjithsecili që ka një faturë shërbimi të lidhur me OSHEE dhe nuk ka fatura që vijnë që vijnë kur s’ke drita fare. Ka ekzistuar në të kaluarën, nga ata që sot ça nuk thonë por e lanë Shqipërinë në humnerë.’- tha Rama.

I pyetur se pse bën aktorin dhe filma, Rama tha se nuk bën më dhe se po përballen me një situatë kritike që po çmend botën.

‘Unë nuk kam bërë heroizëm, por një gjë është e sigurt, se çdo ditë e çdo minutë unë jetoj me dhe këtë detyrë. Dhe kjo është një detyrë të rezultateve të njerëzve dhe të vendit. Inflacionin nuk e sjell unë e sjell lufta. Këtu s’bëhet fjalë as për të vjelë as për të mjelë. Këtu kemi të bëjë me një situatë kritike që po çmend gjithë botën. Unë nuk bëj filma, kam luajtur në një film të Ermal Mamaqit.

Rama gjithashtu deklaroi se i vjen për të vjellë nga drejtësia që kemi.

Qeveria tha ai po lufton këtë fenomen për të pasur drejtësinë që duam. Për sa i përket sorollatjeve nëpër dyert e shteti, Rama nënvizoi se 90% e shërbime janë online dhe kjo ka lehtësuar marrjen e shërbimeve për qytetarët.

“Kur më thua drejtësia që keni më vjen realisht të vë ulërimën, nuk është drejtësia që kemi. Është drejtësia që po luftojmë ta kemi. Nga kjo drejtësi mua më vjen për të vjellë çdo ditë. Nga kjo drejtësi skandaloze që i çon aty 4000 metra katrorë të bëra pa leje për qëllime fitimi dhe të rrëzon e çekiçin e papërgjegjshmërisë totale dhe i jep të drejtë atij. Kjo është drejtësia që më bën për të vjellë. Për sa i përket sorollatjeve, 90% të shërbimeve i ke online, nuk ke pse sorollatesh. Mos ta rrafshojmë gjithë këtë gjë që është ndërtuar me kaq shumë mund në këto vite.”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat