Rrezikohen nga lumi Gjadër, banorët e Mnellës në Vaun e Dejës kërkojnë ndërtimin e digave

Shqipëria

Rrezikohen nga lumi Gjadër, banorët e Mnellës në Vaun e Dejës kërkojnë ndërtimin e digave

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Nisja e stinës së reshje ka rikthyer alarmin e përmbytjeve në disa fshatra të Vaut të Dejës. Banorë të fshatit Mnellë, protestuan këtë të diele për të kërkuar ndërtimin e digave përgjatë lumit Gjadër.

Që prej vitit 2003, niveli i Lumit Gjadër përllogaritet se është rritur me 2 metra pranë fshatit Mnëllë në Vaun e Dejës.

“Për fatin tonë nuk ka mbytur njerëz, por çdo gjë tjetër është përmbytur.”

Nisja e stinës së shirave e kthen lumin në kërcënim për lagjen “Mali i Rrëzuar”.

“Lumi Gjadër në vërshimet e tij mund të shkojë mbi 2 mije kub në sekondë.”

“Nëse nuk ka digë atëherë uji do të vijë të marrë sa herë i teket.”

Këtë të dielë, banorët dolën në protestë pas kërkesat për ndërtimin e digës që do të shmangte përmbytjet, thonë se nuk po dëgjohen.

“Na kanë thënë se nuk kanë fonde si bashki dhe kjo i takon AKMC-në në Tiranë.”

Vetëm pak javë më parë disa zona të Vaut të Dejës u përmbytën pas reshjeve intensive të shiut, sipas banorëve për shkak të mungesës së argjinaturave dhe mospastrimit të kanaleve kulluese!  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat