Ish-ministri, Saimir Tahiri kërkon ulje të dënimit: Të njohët shërbimi i provës

Shqipëria

Ish-ministri, Saimir Tahiri kërkon ulje të dënimit: Të njohët shërbimi i provës

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 16:48
Foto nga vendngjarja

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i dënuar me 3 vite 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, ka zhvendosur përballjen e tij me drejtësinë në gjykatën e Elbasanit, nën juridiksionin e së cilës është burgu i Lushnjës ku ai po vuan dënimin.

Abc ka mësuar se përmes avokatëve të tij mbrojtës, Tahiri i kërkon gjykatës njohjen e dënimit të dhënë më datë 19 shator 2019 nga gjykata e shkallës së parë.Në atë kohë ai u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite 4 muaj heqje lirie, por gjykata e pezulloi dënimin dhe e konvertoi në shërbim prove. Ish-ministri pretendon se ai e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti.

Kjo gjykatë rrëzoi dënimin me shërbim prove duke e dërguar në burg ish-ministrin.

Seanca e parë në gjykatën e Elbasanit do të mbahet më 10 tetor. Tahiri do t’i kërkojë asaj njohjen e dënimit me 3 vite shërbim prove dhe nëse kërkesa pranohet, ai do të përfitojë ulje të dënimit me burg për të paktën 1 vit e 6 muaj. Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Elis Dine.

Tahiri prej 8 muajsh po vuan dënimin në burgun e Kosovës në Lushnjë pasi u gjet fajtor për akuzën shpërdorimit të detyrës. Në një tjetër përballje me drejtësinë ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vijon betejën për pafajësi në gjykatën e Lartë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat