Rama i përgjigjet Yuri Kim: Refuzoj kategorikisht gjuhën e përdorur

Shqipëria

Rama i përgjigjet Yuri Kim: Refuzoj kategorikisht gjuhën e përdorur

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 22:11
Yuri Kim dhe Edi Rama

Pak ditë më parë, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim deklaroi se udhëheqësit duhet të zgjedhin kush e ka në dorë vendin, kriminelët apo qytetarët. Kësaj deklarate iu përgjigj kryeministri Rama, i cili u shpreh se refuzon në mënyrë kategorike këtë gjuhë të përdorur.

Në një intervistë për Euronews Albania, Rama u shpreh se nuk mund të hidhet baltë për 99% të shqiptarëve, për faktin se 1% është e lidhur me botën e krimit.

Pyetje: Shqetësimi vjen nga ambasadorja e SHBA, e cila në një intervistë tha, “udhëheqësit duhet të zgjedhin se kush e ka në dorë këtë vend, qytetarët apo kriminelët dhe se paratë e pista bëhen pallate e resorte turistike”. Tani kë të besojmë faktorin ndërkombëtar apo qeverinë që thotë nuk pastrohen para?

Rama: Do përgjigjen për ambasadoren meqë e ka thënë këtë? Unë e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë që udhëheqësit duhet të zgjedhin kush duhet ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. Për sa më takon, si udhëheqës i këtij vendi, e kam bërë zgjedhjen me kohë. E kam bërë zgjedhjen kur kam dalë kundër regjimit komunist, e kam bërë zgjedhjen kur kam hyrë në politikën shqiptare dhe e bëj zgjedhjen time çdo ditë, nuk kam asnjë dilemë për këtë.

Nga ana tjetër, të akuzosh unblock, nuk ndihmon fare qytetarët, nuk ndihmon fare luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave, por përkundrazi, krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave. Për 1% të shqiptarëve që janë të lidhur me botën e krimit, nuk mund të hidhet baltë mbi 99% të tyre, as jashtë dhe as brenda.

CFARE THA AMBASADORJA KIM PAK DITE ME PARE

Yuri Kim: Mendoj se Shqipëria ka një reputacion të keq. Mendoj se këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri është i njohur. Ato shprehen në raporte të ndryshme që nxjerrim çdo vit. Dhe, fatkeqësisht, ato pasqyrohen gjithashtu edhe në faktin që Shqipëria është në listën gri të të Task Forcës për Veprim Financiar. Ky është institutcioni evropian i cili shqyrton praktikat financiare në mbarë botën. Dhe ata përdorin terma si mungesë strategjie për të përshkruar mekanizmat e Shqipërisë kundër pastrimit të parave. Prandaj është shumë e rëndësishme. E di, në fillim të intervistës sonë, unë fola mbi zgjedhjen që duhet të bënte Shqipëria, për zgjedhjen që duhet të bënin udhëheqësit shqiptarë. Duhet ta bëni këtë zgjedhje tani. Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta kenë njerëzit e zakonshëm? Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do të marrë përfitimet?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat