Data e zgjedhjeve, Presidenti Begaj thërret krerët e grupeve parlamentare

Shqipëria

Data e zgjedhjeve, Presidenti Begaj thërret krerët e grupeve parlamentare

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 11:36
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka thirrur krerët e grupeve parlamentare për takim për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale.

Ky takim është planifikuar në mesditë, rreth orës 13, ndërsa në vijim pritet të shihet se kur palët mund të kenë konsensus për të caktuar datën e zgjedhje.

Takimi do të jetë me të gjithë krerët e Grupeve Parlamentare përveçse me atë të Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Sipas ligjit, Presidenti është figura kryesore, e cila ka kompetencë të dekretojë mbajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri, ato vendore dhe të përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat