Prindërit përcollën vajzën nga çadra, Berisha viziton familjen që jeton në qiell të hapur që prej tërmetit të 2019-ës

Shqipëria

Prindërit përcollën vajzën nga çadra, Berisha viziton familjen që jeton në qiell të hapur që prej tërmetit të 2019-ës

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 17:13
Kryetari i PD-se, Sali Berisha

Kryetari i PD-se, Sali Berisha vizitoi këtë të martë familjen e Martin Jakut në Bubq., të cilit iu shemb banesa nga tërmeti i Nëntorit të 2019-ës.

Kujtojmë se pak ditë më parë emisioni “Abc e Mëngjesit” shkoi te familja Jaku, e cila jeton në çadër prej ditës së tërmetit. Sot Berisha i tha familjes Jaku se do të bëjë gjithçka për të ndihmua dhe teksa komentoi dasmën e vajzës, kreu i PD-së tha se u përmallua nga historia që pa në ekran, ku prindërit e vajzës  rrëfyen historinë rrëqethëse, se si përcollën vajzën e tyre nuse nga çadra.

“Jam prekur shumë. Nusja është shpresë. Ju më përmalluat, kur pash gjendjen tuaj. Do të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Natyrisht ndihmën më të madhe do ta japim pasi të heqim qafe këtë qeveri të pashpirt, e cila ka marrë nga Europa dhe donatorët mbi 1 miliardë euro dhe i kanë shpërdoruar dhe përvetësuar. I kanë shpërndarë sipas qejfit dhe jo sipas nevojës.


Urdhëroni, ja ku është nevoja këtu dhe se ku jetonte motra infermiere, në kushte të pabesueshme dhe ku jetoni ju, në një kohë kur mundësitë kanë qenë të plota për të rindërtuar çdo banesë të dëmtuar, pasi BE-ja i dha fondet. Vendet mike i ndihmuan shqiptarët, por këta u vërsulën si të pangopur në përvetësimin, abuzimin, shpërdorimin blerjen e votave”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat