Përfshihet nga flakët automjeti i parkuar në Sarandë, policia nis hetimet

Shqipëria

Përfshihet nga flakët automjeti i parkuar në Sarandë, policia nis hetimet

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në Sarandë.

Ngjarja u regjistrua në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar, ndërsa makina e përfshirë nga flakët mësohet të jetë në pronësi të shtetasit me inicialet E.D.

Raportohet se automjeti ka qenë I parkuar kur është përfshirë nga flakët, si pasojë e të cilëve janë shënuar dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 05.10.2022, gjatë natës, në lagjen nr. 1, Sarandë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Benz” në pronësi të shtetasit E. D, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat