Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplaset me trafikndarësen, copat e saj plagosin shoferen e mjetit tjetër

Shqipëria

Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplaset me trafikndarësen, copat e saj plagosin shoferen e mjetit tjetër

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 23:49
Pamje nga aksidenti

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot mbrëmjen e sotme.

Rreth orës 21:20, në Fushë Milot, shtetasi H.T., 39 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij tip "Ford" me të cilin po lëvizte, duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e përplasjes me trafikndarësen, nga mjeti tip" Ford" janë shkëputur disa pjesë të tij, që kanë rënë mbi mjetin tip " Audi" që po lëvizte në këtë aks rrugor, me drejtuese shtetasen K.D., e cila ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat