Shkrumbohet nga zjarri kamionçina në autostradë

Shqipëria

Shkrumbohet nga zjarri kamionçina në autostradë

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Një kamionçinë është përfshirë nga flakët e zjarrit dhe është djegur tërësisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:25 në autostradën Lushnje-Fier pranë fshatit Bishqethëm.

Drejtuesi i mjetit S.M. nga Elbasani nuk ka pësuar lëndime dhe ka mundur të dalë nga kamionçina që u shkrumbua tërësisht.Korrenspondentja e Klan News, Anila Sefa, ka mësuar se kamionçina po udhëtonte drejt Fierit dhe ishte e ngarkuar me mobilje.

Drejtuesi ka pohuar se dëgjoi një zhurmë në pjesën e pasme të kamionçinës e më pas ka parë flakët e zjarrit.

Ai njoftoi zjarrfikësit të cilët shkuan në vendngjarje. Por pavarësisht ndërhyrjes, mjeti u dogj.

Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Megjithatë, policia është duke hetuar për të zbardhur tërësisht rrethanat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat