​Atletja ukrainase del e para në shtegun 42 km të Maratonës së Tiranës

Shqipëria

​Atletja ukrainase del e para në shtegun 42 km të Maratonës së Tiranës

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 15:18
Valentina Veretska

Ukrainasja Valentina Veretska është fituesja e Maratonës në garën 42 kilometra për kategorinë femra. Është viti i dytë radhazi që ukrainasja fiton Maratonën e Tiranës.

“Jam nga Ukraina, por tashmë qëndroj në Poloni. E pash në rrjetet sociale kauzën e kësaj maratone, do të thotë shumë për mua dhe njerëzit e mi. Uroj për paqe. Nuk isha shumë e përgatitur për Maratonën. Kam qenë e stresuar. Por vajza më tha që duhet të shkosh në Tiranë, ishe e para dhe duhet ta provosh sërish”, tha Valentina.

Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë Maratonë e plotë (Marathon) janë si më poshtë:

Çmimi i vendit të parë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 5000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 3000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 2000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat