​Julian Deda paraqet kandidaturën në primare për Tiranën

Shqipëria

​Julian Deda paraqet kandidaturën në primare për Tiranën

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 16:32
Julian Deda

Julian Deda prezanton kandidaturën në primare për bashkinë e Tiranës. Në një konferencë për mediet, Deda tha se në 21 vite rrugëtim të jetës së tij, e ka parë Tiranën si kryemundësinë për të gjithë, por ajo e ka humbur pak nga pak këtë shkëlqim.

“Ky qytet prej 8 vitesh qeveriset me dorën e majtë dhe gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë. Në duhet ti shtrijmë bashkëqytetarëve tanë dorën tonë të djathë.

Tirana nuk ia ka borxh askujt që të përdoret si mish për topin e axhendave personale politike, e unë besoj se e vetmja axhendë që i duhet Tiranës është ajo në shërbim të qytetarëve.

Unë besoj se ka ardhur koha që Tirana të punojë për qytetarët e saj, dhe jo për vetëm për interesat e një njeriu apo të një grushti të vegjël njerëzish rreth tij”, tha ai./atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat