Festa e Pavarësisë së Shqipërisë transferohet edhe në Dubai, kulla me e lartë në botë “vishet” Kuq e Zi

Shqipëria

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë transferohet edhe në Dubai, kulla me e lartë në botë “vishet” Kuq e Zi

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Festimet për 110 vjetorin e Pavarësisë kanë “pushtuar” ditën e sotme gjithë trevat shqifolëse.

Vendi ynë mori urime të shumta nga shumë vende e organizata ndërkombëtare.

Së fundmi edhe Emiratet e Bashkuara Arabe i janë bashkuar këtyre urimeve, me një simbolikë magjike në qiellgërvishtësen gjigande.

Kulla më e lartë në botë, “Burj Khalifa” që gjendet në Dubai, u “vesh” pasditen e së hënës me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi.

“#BurjKhalifa ndez dritat me flamurin shqiptar në festimin e ditës kombëtare të tyre. Ju dëshirojmë prosperitet dhe zhvillim”, kanë shkruar në faqen zyrtare të Burj Khalifa. Gjithashtu në sfond gjatë videos, ata kanë vendosur edhe himnin kombëtar shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat