Grida Duma tregon çfarë i ndodhi në fshatrat e Gjirokastrës: Ishte e papritur

Shqipëria

Grida Duma tregon çfarë i ndodhi në fshatrat e Gjirokastrës: Ishte e papritur

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 10:55
Grida Duma

Grida Duma në emisionin e mbrëmjes së djeshme në ” Top Story”, na tregoi se ajo e nderon kudo dhe kurdo flamurin kombëtar.

Për ta vërtetuar këtë që ajo tha, Duma tregoi dhe një rast i cili i kishte ndodhur në muajin gusht në fshatrat e Gjirokastrës.

Ajo tha se teksa ishte duke udhëtuar u shfaq papritur në një shtizë të lartë flamuri shqiptar dhe e nderoi me dorë.

“Në gushtin që lamë pas udhëtoja drejt jugut. Ishte një moment le të themi fshatrave të Gjirokastrës, shkretëtirë nga pikëpamja e banesave, nuk kishte banesa.

Dhe në mënyrë të mrekullueshme teksa udhëtonim me makinë mu shfaq në një shtizë të lartë një flamur i bukur shqiptar. Ishim në udhëtim nuk ndalova, ishte e papritur në fakt.

Dhe në mënyrë instiktive e nderova flamurin me dorë. E kam nderuar dhe do ta nderoj flamurin shqiptar kudo që ta shoh”, tha Duma.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat