Protesta ditën kur vijnë liderët e BE/ Boçi: Qeveria po krijon një artificë për të goditur opozitën

Shqipëria

Protesta ditën kur vijnë liderët e BE/ Boçi: Qeveria po krijon një artificë për të goditur opozitën

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 21:40
Luçiano Boçi

Ditën kur në Tiranë vijnë liderët e Bashkimit Evropian, opozita do të dalë në protestë, jo kundër tyre, por kundër qeverisë së Edi Ramës. Detaje për tubimin e 6 dhjetorit ka dhënë nënkryetari i PD dhe deputeti Luçiano Boçi, i cili i ftuar në emisionin “Open” në Neës24 u shpreh se qeveria po krijon një artificë për të goditur opozitën.

Demokrati garantoi se protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të cënojë perimetrin e sigurisë për mbajtjen e Samitit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, qeveria edhe mund te ndryshoje vendin e organizimit te Samitit, pasi sic u shpreh nje aktivitet i kësaj natyre mund te behet edhe tek Pallati i Brigadave.

“Çështja e dhënies së opinioneve nga bashkia, nuk besoj se ka kompetencë për të ndërhyrë në raste të protestës së opozitës. Çështja e reagimit të policisë apo këmbënguljes sonë nuk ka pasur vendim për vendin e zhvillimit të samitit dhe ka qenë vendim i mëpasshëm. Largësia e pallatit të Kongreseve është optimale në raport me kryeministrisë. Ndoshta policia e ekzagjeron, dihet që samitet duan masa të rrepta, por nga konfigurimi i shesheve, janë të mjaftueshme që të mos krijohet ky ngërç për vendin e tubimit, aq më tepër që tubimet e opozitës janë paqësore. Duhet të zhvillohen aty ku qytetari kërkon të shprehë protestën e tij. Vendi i zhvillimit, në të gjitha rastet, pjesa e protestës zhvillohet afër perimetrit të zhvillimit të samitit, që mesazhet e qytetarëve të ndikojë tek samiti.

Protesta duhet parë në dy anë, ka karakter zemërimi kundër qeverisë, sikurse karakter festiv nga ardhjes së liderëve europian. Duam që ky samit të ketë ndjeshmëri në raport me zhvillimet e brendshme. Është e drejtë kushtetuese.

Shqipëria i ka kapacitetet të bëjë protesta. Përgjegjësinë e sigurisë nuk e kanë qytetarët, por institucionet. Ato parashikojnë çdo lloj reagimi. Klasik për t’u bërë samitet është dhe Pallati i Brigadave, dhe jo ai i Kongreseve.

Ai që ka përgjegjësinë di të bëjë dhe ndryshimet, dhe organizimet. Nuk është i vetmi vend i përcaktuar ‘ja këtu, ja bjer dhe vdis’. Mund të ishte dhe koincidencë protesta jonë. Kush ka përgjegjësinë, ka dhe zgjidhjet. Qeveria po krijon një artificë për të goditur si pjesë e propagandës, aksionin e opozitës. Jemi në stinë protestash. Mund të bënim në 6 apo 7”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat