Shqipëri, kapet 50-vjeçari që ishte i shpallur në kërkim

Shqipëria

Shqipëri, kapet 50-vjeçari që ishte i shpallur në kërkim

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Një 50-vjeçar, që ishte i shpallur në kërkim, u arrestua në Vlorë. Policia sot informoi se 50 vjeçari ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotikëve.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: Albert Brahimaj, 50 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.”, bëri të ditur Policia.

50-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 16 ditë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Ky shtetas, në vitin 2020, ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Kotë, Selenicë.”, informoi Policia.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat