Finalizohet operacioni/ Arrestohen dy persona, policia zbardh detajet

Shqipëria

Finalizohet operacioni/ Arrestohen dy persona, policia zbardh detajet

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 10:57
Berat

Arrestohen dy persona në Berat, Sokol Gjecin dhe Kledjan Demajn, pasi bashkëpunonin për të shitur lëndë narkotike.Sakaq, i janë sekuestruar dhjetëra doza kokaine, 2 automjete, aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në DVP Berat, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së shtetit.Vihen në pranga 2 shtetas që bashkëpunonin për shitjen e lëndëve narkotike, në doza.Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, 2 automjete, aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi disamujor, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për dy shtetas që shpërndanin lëndë narkotike, në qytetin e Beratit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Ypsilon”, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: – S. Gj., 42 vjeç dhe K. D., 22 vjeç, të dy banues në Berat.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 85 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 5 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi S. Gj. bashkëpunonte me shtetasin K. D., për shpërndarjen e dozave të kokainës dhe të kanabisit, në zona të ndryshme të Beratit.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat