Vasili për Ramën: Bëri vetgjyqësi dhe caktoi fundin e tij të hidhur

Shqipëria

Vasili për Ramën: Bëri vetgjyqësi dhe caktoi fundin e tij të hidhur

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 17:04
Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar në Facebook në lidhje me prishjen e paligjshme të “Prestige Resort” ditën e sotme nga forcat e IKMT me rreth 70 kilogramë eksploziv.

Vasili shkroi se kryeministri Rama hodhi në erë veten me këtë veprim dhe caktoi fundin e hidhur të tij duke vepruar si bandit shtetëror. Ai shtoi më tej se drejtësia dhe shteti ligjor u hodhën në erë ditën e sotme te “Prestige Resort”, ndërsa shkroi më tej se çdo ligji dhe rregulli shteti iu vunë minat.

Postimi i plotë:
Edi Rama hedh ne ere veten dhe cakton fundin e hidhur te tij!!
Rama veproi si bandit shteteror.
Drejtesia dhe shteti ligjor u hodhen ne ere tek Prestige Resort!
Edi Rama beri vetgjyqesi dhe hodhi ne ere Prestige Resort.
Cdo ligji dhe rregulli shteti ju vune minat.
Nga sot asnje nuk eshte i detyruar te zbatoje asnje vendim qeverie dhe ligj ne kete vend.
Kushdo mund te veproje si Edi Rama qe beri vetgjyqesi per qellimet e tij te pista dhe per te mbuluar skandalin e tmerrshem 2.5 miliard euro te kriptomonedhave, Portin e Durresit, inceneratoret etj etj.
Edi Rama hodhi ne ere veten dhe e percaktoi ne kete menyre edhe fundin e tij te hidhur dhe te pashprese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat