Protesta në ditën e Samitit/ Vasili: Në Bulevard do jenë qytetarët që duan ligjin, jo tritolin dhe korrupsionin e Ramës!

Shqipëria

Protesta në ditën e Samitit/ Vasili: Në Bulevard do jenë qytetarët që duan ligjin, jo tritolin dhe korrupsionin e Ramës!

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili e konsideron protestën e nesërme si “një ditë e madhe për të gjithë”. Në një reagim në Facebook, Vasili thotë se në Bulevard do të jenë të gjithë qytetarët që s’pranojnë të qeverisen nga talebanizmi i kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, do të jenë qytetarët të cilët duan ligjin dhe Kushtetutën, jo tritolin dhe korrupsionin.

Partia e Lirisë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë tubim, e cila do të zhvillohet në kushte jo të “favorshme” për opozitën. Kjo për shkak se shumica e akseve rrugore rreth qendrës dhe bulevardit do të jenë të bllokuara për shkak të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Postimi i Petrit Vasilit: 

NESER DITA E MADHE E SE VERTETËS!

Neser ne ora 12 ne Bulevard do te jene te gjithe qytetaret, qe nuk pranojne kurre te qeverisen nga talebanizmi i Edi Rames dhe rilindjes.

Neser ne Bulevard do te jene te gjithe qytetaret, qe duan ligjin dhe Kushtetuten dhe jo tritolin korrupsionin, hajduterine dhe kriminalizimin e Edi Rames dhe rilindjes.

Neser ne Bulevard do te jene shqiptaret europiane, qe e duan Shqiperine ne BE dhe jo Edi Rama, qe eshte armik i betuar i Europes dhe peng i Moskes dhe Beogradit.

Neser eshte dite e madhe per te gjithe ne.

Neser eshte dita kur do te thuhen te vertetat e medha ne sheshin e qytetareve te lire dhe patriote!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat