U sulmua me grusht gjatë protestës, Berisha zbulon emrin kryesor që mendon se mund ta ketë përdorur autorin

Shqipëria

U sulmua me grusht gjatë protestës, Berisha zbulon emrin kryesor që mendon se mund ta ketë përdorur autorin

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 15:45
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se personi që e sulmoi me grusht gjatë ditës së sotme në protest, është një njeri i përdorur nga kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Berisha tha se te Veliu dyshon më shumë, pasi sipas tij, ai është personi i vetëm që mund të bëjë gjithçka për llogari të Edi Ramës.

Ai shtoi gjithashtu se personi në fjalë ka qenë agjent i policisë kriminale.

“Absolutisht nuk mendoj, dua të jem i hapur këtu, të jetë kush tjetër, përveç Ardi Veliut. Ardi Veliu në kupolën e Policisë është nejriu që mund të stisë çdo gjë. Ky person është i përdorur mes trafikantëve të drogës, por edhe mes besimtarëve muslimanë. Ky mund të jetë mjekuar, por e vërteta është se kjo shkresë është parafabrikatë për të mashtruar liderët europianë që janë sot këtu. Shkresa nuk ka asnjë datë se kur është lëshuar.

Për çudinë tuaj as vula nuk ka datë. Është me vula të shumta por pa data. Dhe këtu keni një rekord tjetër. Është arrestuar më 2015-tën sepse iu gjetën 1.9 gram lëndë narkotike e llojit kanabissativa. Janë tipikë veprime që kryhen ndaj agjentëve të policisë për ti infiltruar në rrjetin e trafikantëve. Ky thuhet se është i datëlindjes 1991 nga fshati Krast i Tepelenës dhe banues në Tiranë prej rreth 20 vitesh. Ky është agjent i rekrutuar i policisë kriminale”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat