Prej disa orësh në komisariat/ Nxirret me ambulancë nëna e Gert Shehut

Shqipëria

Prej disa orësh në komisariat/ Nxirret me ambulancë nëna e Gert Shehut

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Pas disa orësh në ambjentet e komisariatit nr1 në Tiranë, nëna e Gert Shehut është nxjerrë me ambulancë.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se është kërkuar ndihma mjekësore pasi gruaja nuk është ndjerë mirë.

Nëna e Shehut u thirr nga policia pas incidentit që shkaktoi djali i saj gjatë protestës së opozitës në Bulevard.

Gert Shehu, 31-vjeç qëlloi me grusht në fytyrë kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat