Shoferi thyen traun dhe parkon makinën brenda oborrit të parlamentit në Shqipëri

Shqipëria

Shoferi thyen traun dhe parkon makinën brenda oborrit të parlamentit në Shqipëri

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 12:11
Parlamenti shqiptar

Një shtetas 32 vjeç, ditën e sotme ka dashur të parkojë makinën brenda oborrit të Parlamentit.

Personi në fjalë ka kujtuar se oborri i Parlamentit shërben si parkim

Ai ka futur makinën duke dëmtuar traun.

Personi është shoqëruar në komisariatin e policisë nr.1 për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.

32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat