E zbulon Ervin Karamuço: Është bërë një gabim në mbrojtjen e Berishës

Shqipëria

E zbulon Ervin Karamuço: Është bërë një gabim në mbrojtjen e Berishës

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 19:57
Ervin Karamuço

Eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, bëri një analizë të detajuar se çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e kreut të PD, Sali Berisha, ditën që u godit me grusht nga Gerti Shehu.

Karamuço tha se ditën e ngjarjes sigurimi i Berishës ishte pozicionuar në formën e mbrojtjes konike, për t’i lënë hapësirë medias.

Sipas tij në një moment gardhi i krijuar nga mediat u ça, dhe nga ky moment përfitoi Gerti Shehu.

Ndërkohë Karamuçco theksoi gjithashtu se reagimi i mëpasëm i forcave të mbrojtjes së Berishës nuk ishte i duhuri, pasi ata duhet ta kishin neutralizuar dhe jo të hakmerreshin ndaj agresorit.

Xhokaxhi: Po mbrojtja e Berishës si ka qenë?

Karamuço: Me sa kam parë videot është bërë një plan vendosjeje konike. Është bërë një gabim. Pse është bërë konike, sepse i është lënë fushëpamje medias që të vazhdojë gjithë procesionin, duke e lënë konike pjesa e medias ka humbur vigjilencës.

Xhokaxhi: Siguria e zotit Berisha u vendos konike, ishte instiktive?

Karamuço: Po sepse i lanë hapësirë medias. Është shumë e lehtë ti paragjykosh tani, por nuk është aq e lehtë, është elementi emocional, hapësira që i lejohet politikanit, pasi ka njerëz që shkojnë i përqafojnë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat