Aksident fatal në Qafën e Muzinës, kjo është 50-vjeçarja që humbi jetën

Shqipëria

Aksident fatal në Qafën e Muzinës, kjo është 50-vjeçarja që humbi jetën

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 13:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e njohur si Qafa e Muzinës.

Një automjet ka dalë nga rruga teksa kalonte në Qafën e Muzinës dhe është rrokullisur disa herë nga lartësia.

Burimet për mediat thanë se viktima e aksidentit të rëndë është Etleva Bejko.

Në një reagim zyrtar, policia e Sarandës konfirmoi se viktima është shtetasja E. B., 50 vjeçe.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat