Theri me thikë një 36 vjeçar, u arrestua 28 vjeçari në Gramsh

Shqipëria

Theri me thikë një 36 vjeçar, u arrestua 28 vjeçari në Gramsh

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Një 28 vjeçar u arrestua në Gramsh pasi sot goditi me thikë një 36 vjeçar.

Policia informoi se 36 vjeçari u dërgua në spital përt ndihmë mjekësore.

“Më datë 15.12.2022, në Gramsh, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi F. B., 28 vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gramsh, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e autorit. Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Grmash kanë shoqëruar në Komisariat dhe kanë arrestuar autorin e plagosjes, shtetasin F. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.”, bëri të ditur Policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat