Berisha: Nafta në Kanada 93 lekë, 2.2 herë më lirë se në Shqipëri

Shqipëria

Berisha: Nafta në Kanada 93 lekë, 2.2 herë më lirë se në Shqipëri

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 08:13
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se nafta në Kanada është 2.2 herë më e lirë sesa në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe një foto nga një karburant atje, Berisha thotë se kjo ndodh sepse në Shqipëri 250-300 mijë ton naftë futen kontrabandë nga qeveritarët.

“Nafta në Kanada 93 lekë ose 1.18 dollarë kanadezë, kurse në Shqipëri qytetarët e blejnë 2.2 herë më shtrenjtë! Kjo, sepse 250-300 mijë ton naftë futen kontrabandë nga qeveritarët”, ka shkruar Berisha.

Kujtojmë se prej nisjes së luftës në Ukrainë, çmimi i naftës në Shqipëri ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke u renditur ndër vendet me çmimin më të lartë të këtij produkti në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat