Analisti Alban Daci e konsideron aspak normale vizitën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në jug të Shqipërisë. Në një intervistë për Euronews Albania, Daci u shpreh se Greqia e ka përdorur minoritetin për pretendime territoriale ndaj vendit tonë.
Sipas tij, shteti grek ka ndërhyrë në disa raste në punët e brendshme të Shqipërisë.
“Ajo vizitë duhet parë në dy këndvështrime. Në këndvështrimin e parë, mund të konsiderohej një vizitë normale, nëse do ishte konsultuar si vizitë e një kryeministri të një vendi fqinj, i cili ka të drejtat e tij të takojë minoritarët e atij shteti në territorin e Shqipërisë.
Në këndvështrimin e dytë, kjo vizitë nuk është aspak normale, për disa arsye. Greqia dhe Serbia, sidomos vendet e Ballkanit akoma i konsiderojnë çështjet minoritare, si çështje për pretendime territoriale. Nuk janëtë pakta rastet ku në mënyrë qoftë edhe jo të drejtpërdrejt, Greqia ka bërë ndërhyrje të çështjet e brendshme të Shqipërisë, pikërisht edhe në lidhje me çështjet e minoritetit”, theksoi ai.