Holanda kundër Pasaportave të Arta, lëshohet paralajmërimi i fortë drejt Shqipërisë

Shqipëria

Holanda kundër Pasaportave të Arta, lëshohet paralajmërimi i fortë drejt Shqipërisë

Më: 8 janar 2023 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Holanda i ka kërkuar Shqipërisë që të përmbahet nga zbatimi i skemës për lëshimin e Pasaportave të Arta. Njëkohësisht edhe Malit të Zi i kërkohet anulimi i menjëhershëm i skemës së dhënies së pasaportave për investitorët e huaj. Të dyja shtetet paralajmërohen me rikthimin e vizave nëse zbatojnë skema të tilla.

Qeveria holandeze ka theksuar se është në një mendje me KE-në që Pasaportat e Arta mbartin rreziqe sigurie dhe korrupsioni dhe për këtë arsye duhen shmangur.

Sipas raportit të dorëzuar në parlamentin holandez theksohet se Pasaportat e Arta çojnë në rrezik të shtuar për sigurinë dhe rendin publik në shtetet anëtare europiane ndaj do të jetë shkak për pezullimin e regjimit pa viza.

"Qeveria e Holandës pajtohet me Komisionin se pasaportat e arta mbartin rreziqe sigurie dhe korrupsioni dhe për këtë arsye duhet të shmangen. Qeveria ndan pikëpamjen e Komisionit Europian se skemat (propozuara) të Pasaportave të Arta ('skemat e shtetësisë së investitorëve') të Shqipërisë dhe Mali i Zi janë një shqetësim i madh për BE-në”.

Siç thuhet në dokument në kontekstin e agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, është e padëshirueshme që individët nga shtetet jashtë BE-së të mund të anashkalojnë procedurat europiane për marrjen e një vize për një qëndrim afatshkurtër përmes këtyre marrëveshjeve.

“Kjo mbart edhe rreziqe në aspektin e pastrimit të parave, evazionit fiskal etj. Prandaj është e një rëndësie të madhe që vendet, të cilat zbatojnë këto skema të marrin masa sa më shpejt që të jetë e mundur për të shfuqizuar në mënyrë efektive skemat e pasaportave të investitorëve dhe të përmbahen nga dhënia sistematike e shtetësisë përmes skemave të investimeve."

Raporti i Komisionit Europian i publikuar më 5 dhjetor të vitit të kaluar shqyrtoi shkallën në të cilën Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina vazhdojnë të përmbushin kërkesat për liberalizimin e vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat