Kuvendi sot nis sesionin e ri parlamentar, çfarë pritet në rend dite

Shqipëria

Kuvendi sot nis sesionin e ri parlamentar, çfarë pritet në rend dite

Më: 16 janar 2023 Në ora: 09:02
Kuvendi

Kuvendi nis sesionin e ri parlamentar, pas pushimeve të festave të fundvitit.

Në seancën e sotme në orën 16:00, kryeparlamentarja Lindita Nikolla pritet të njoftojë zyrtarisht ndryshimet në grupin parlamentar të PD, përjashtimin e 4 deputetëve, Belind Këlliçi, Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi e Agron Shehajn.

Kuvendi i zhvillon punimet vjetore kalendarike në dy sesione.

Sesioni i parë i punimeve të Kuvendit fillon të hënën e tretë të janarit, ndërsa sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit.

Data e mbarimit të sesionit dhe ora e fillimit të sesionit të ri të punimeve të Kuvendit njoftohen nga Kryetari i Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat