Peleshi: Jemi afër niveleve kritike, priten vërshime lumenjsh

Shqipëria

Peleshi: Jemi afër niveleve kritike, priten vërshime lumenjsh

Më: 19 janar 2023 Në ora: 16:26
Niko Peleshi

Përkeqësimi i motit gjatë ditëve të fundit dhe kërcënimet nga reshjet e larta dhe bora e ngricat në vijim, nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë. Kështu ka deklaruar Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi teksa sqaruar dhe zonat në të cilat ka patur përmbytje.

Ministri qetësoi qytetarët duke thënë se situata është e menaxhueshme. Peleshi u shpreh se në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve dhe rrëshqitje të dherave.

Situata është e menaxhueshme, nuk paraqet rrezikshmëri të lartë, por zona e NënShkodrës ka prezencë uji, si dhe në qytetin e Lezhës në orët e para të mëngjesit të sotëm ka prezencë uji.

Sot parashikohet të ketë rritje prurjesh në lumenjtë, Drin, Buna, Mat dhe Vjosë, për pasojë pritet shtik I përmbytjeve në pjesën e nënshkodrës dhe në zonat periferike të shkodrës. Rrezik të shtuar për përmbytje gjatë ditës së sotme të sotme dhe të nesërme do të ketë dhe në lumin Vjosë. Jemi afër niveleve kritike. Projeksionet nuk janë pesimiste duke pasur parasysh vijimin e intesitetit të reshjeve ditëqt në vazhdim. Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve dhe rrëshqitje të dherave. Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje shumë intensive”, tha Peleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat