Plagosen me thikë dy vëllezër në Burrel/ Dërgohen në spital, autori në arrati

Shqipëria

Plagosen me thikë dy vëllezër në Burrel/ Dërgohen në spital, autori në arrati

Më: 29 janar 2023 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Burrel, ku pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në rrethana ende të paqarta.

Të dëmtuar me thikë kanë mbetur dy vëllezërit A.K dhe K.K., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, por nuk dihet gjendja e tyre.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat