Për herë të tetë/ Shtyhet sërish seanca për Ervin Salianjin

Shqipëria

Për herë të tetë/ Shtyhet sërish seanca për Ervin Salianjin

Më: 30 janar 2023 Në ora: 10:36
Për herë të tetë/ Shtyhet sërish seanca për Ervin Salianjin

Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën ndaj Ervin Salianjit për çështjen “Babale”. Kjo është hera e tetë që po shtyhet seanca. Sipas një njoftimi për arsye objektive, një nga anëtarët e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm.

Salianji është shpallur fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale” dhe është deklaruar i dënuar me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë.

Njoftimi i Apelit:

Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se:

Sot me date 30.01.2023 ora 13:30, eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.
Ju komunikojme se dhe sot per arsye objektive nje nga anetaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishem.

Ne kushtet e mesiperme, seanca gjyqesore nuk do te mund te zhvillohet.

Dita dhe ora e seances se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet.

Mbetet ne vleresimin Tuaj, pjesemarrja ne kete seance.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat