Aksidentoi për vdekje studentin, detaje të reja nga hetimet për Konsullin e Nderit të Bullgarisë në Shqipëri

Shqipëria

Aksidentoi për vdekje studentin, detaje të reja nga hetimet për Konsullin e Nderit të Bullgarisë në Shqipëri

Më: 30 janar 2023 Në ora: 11:46
Policia

Gjykata ka lënë në “arrest me burg” Aristidh Dimon, Konsullin e Nderit të Bullgarisë në Shqipëri i cili akuzohet se ka aksidentuar për vdekje, me automjetin e tij, një 20-vjeçar pak ditë më parë në Unazën e qytetit të Elbasanit.

Aristidh Dimo vazhdon të mos pranojë faktin se është ai autori i kësaj ngjarje.

Por një burim nga grupi hetimor ka treguar për gazetarin e Panorama TV se “është një punë voluminoze hetimore që ka hedhur dritë mbi atë që e akuzon Aristidh Dimon lidhur me autorësinë e ngjarjes ku u aksidentua për vdekje studenti Fiori Sula në përpjekje për të kaluar rrugën”.

Puna e bërë nga grupi hetimor pretendohet se është e pakundërshtueshme.

Kjo dhe nga përgjimet telefonike që ka kryer grupi hetimor nga momenti pas aksidentit tragjik deri në momentin kur Konsulli ka hyrë në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Të dhënat tregojnë të kundërtën me atë që ka deklaruar Konsulli i Nderit në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat