Meta: Nuk jam takuar me Mc Gonigal, drejtësia të bëj hetim të plotë

Shqipëria

Meta: Nuk jam takuar me Mc Gonigal, drejtësia të bëj hetim të plotë

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 14:44
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në aferë korruptive më ish-zyrtarin e Lartë të FBI-së. Meta iu bashkua thirrjes së Sali Berishës për të marrë pjesë në protestën që do të mbajnë më 11 shkurt.

‘Edi Rama është i provuar botërisht se me paratë e korrupsionit ka financuar trafikun e influencës dhe ka shfrytëzuar postin e tij për të mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe mafioze pushtetin, duke korruptuar deri edhe një ish-zyrtar të lartë të FBI dhe kompromentuar rëndë marrëdhëniet me SHBA, që për të kanë qenë gjithmonë marrëdhënie aferash dhe jo vlerash.

Ndaj i ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen në 11 shkurt, në ora 12:00 në një protestë kombëtare kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më ç’njerëzore duke i vjedhur ata në mënyrë të pamëshirë dhe duke i përzënë nga vendi i tyre përmes një axhende antikombëtare shpopullimi.

Opozita do të jetë në këmbë kundër këtij armiku të lirive të tyre deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi mafioz dhe të korruptuar në çdo qelizë.’, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat