Nesër interpelanca për McGonigal/ Deputeti demokrat, Ramës: Do japësh llogari

Shqipëria

Nesër interpelanca për McGonigal/ Deputeti demokrat, Ramës: Do japësh llogari

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 19:38
Charles McGonigal, Edi Rama

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të japë llogari për skandalin me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Noka shkruan në rrjetet sociale se kreu i qeverisë duhet të dorëhiqet menjëherë para shqiptarëve.

“Askush nuk mund të marrë peng Parlamentin.

Rama do të thirret në debat për të dhënë llogari për aferën antishqiptare me McConigal.

Të dorëhiqet menjëherë para shqiptarëve!

Ne si grup parlamentar e kemi detyrë të madhe dialogun intensiv me zgjedhësit tanë, që t’u qartësojmë gjithçka. Ky revolucion nuk do dështojë kurrë. Ky revolucion do të njohë vetëm fitore.

Do e shpëtojmë Shqipërinë nga Edi Rama”, deklaron ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat