Kuvendi rrëzon kërkesën për mocion me debat me Kryeministrin

Shqipëria

Kuvendi rrëzon kërkesën për mocion me debat me Kryeministrin

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Kuvendi rrëzoi kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës ku u kërkua mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal.

Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka dhënë argumentet pro kërkesës së opozitës për mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se janë vendosur nën hetim Kryeministri Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në përpjekjen e tyre të financimit me para në dorë dhe të financimit me interesa milionëshe për të ekzekutuar, për të eliminuar opozitën e vendit.

“Dora kryesore që godet opozitën sot është vetë kryeministri i investuar në çdo qelizë të korruptimit të shoqërisë shqiptare. Ka korruptuar ekonominë, mediet, parlamentin dhe kaloi oqeanin, donte të korruptonte SHBA vetëm e vetëm që  të realizojë ëndrrën e tij, eliminimin e opozitës me qëllim që të sundojë me një regjim putunist”, tha ai.

Pas mendimit kundër nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, Kuvendi hodhi në votim kërkesën e opozitës për ndryshim të rendit të ditës, ku kërkohej që pjesë të saj të jetë dhe mocioni me debat.

“Me 39 pro, 66 kundër, bie kërkesa, vijohet me rendin e ditës”, tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat