Alibeaj: Rama ka detyrimin t’i përgjigjet kërkesës për interpelancë

Shqipëria

Alibeaj: Rama ka detyrimin t’i përgjigjet kërkesës për interpelancë

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 13:11
Enkelejd Alibeaj

Kryetari i grupit parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj, tha se kryeministri Edi Rama kishte detyrimin ligjor dhe moral, që sot të ishte në interpelancën e thirrur në Kuvend për çështjen e “Mc Gonigal”.

Ai tha se interpelanca nuk mund të delegohet, siç bëri kryeministri Rama me ministren Elisa Spiropali. Sipas tij, personat, të cilët janë nën hetim në SHBA nuk janë takuar me Spiropalin, por me shefin e mazhorancës.

“Për një skandal të madh të bërë publik dhe bazuar në dokumente , ka një pretendim se kryeministri I Shqipërisë të jetë përfshirë në një vorbull korruptive. Ai ka një detyrim politik dhe institucional ligjor, që t’i përgjigjet një kërkesë interpelance, personalisht dhe jo për ta deleguar. Faktet i referohen atij. Takimet e personave të marrë të pandehur në SHBA janë takuar me të dhe nuk janë takuar me dikë tjetër. Në këto kushte, kur është në lojë imazhi i shtetit, e pakta do duhej ardhja ne sallë dhe për të dhënë sqarimi dhe a ka gisht në dhënien e parave. Ne do ushtrojmë detyrat tona, të kërkojmë që ai në pozicionin e kryeministrit, do duhet të dalë dhe të flasë. Nëse ai nuk vjen, ka ndodhur diçka. Ky vend sot nuk ka kryeministër dhe ka kohë që nuk përgjigjet. Ky është detyrimi ynë. Nuk qëndron delegimi dhe interpelanca kërkohet me kryeministrin dhe me ministrat. Jemi para një vepre penale. Kjo është çështje e mbaruar, që do të thotë se unë kërkoj diçka më shumë, kërkoj procedim penal dhe kjo është rruga institucionale”, tha ai.

I pyetur nëse do marrë pjesë në protestën e opozitës, të parashikuar më 11 shkurt, Alibeaj bëri këtë koment para gazetarëve: “Unë protestoj gjithmonë, bazuar në ligj dhe në rregullore. E kam bërë këtë gjithmonë dhe në mënyrën më serioze. Do ta shohim këtë punë, sot jemi për një çështje shumë të rëndësishme”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat