Rrëzimi i mbikalimit të këmbësorëve në Shkodër, policia zbulon çfarë ka ndodhur

Shqipëria

Rrëzimi i mbikalimit të këmbësorëve në Shkodër, policia zbulon çfarë ka ndodhur

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Policia ka dhënë detaje nga shembja e “Urës së Bahçallëkut” në Shkodër duke shoqëruar një person. 

Sipas njoftimit, një 60-vjeçar me inicialet S. Sh., duke transportuar një vinç me kamion, dyshohet se aksidentalisht ka goditur mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, duke e rrëzuar pjesërisht atë.

Shoferi i kamionit është shoqëruar në komisariat. Mjetet kamion dhe vinç janë bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Identifikohet, shoqërohet dhe procedohet penalisht, drejtuesi i kamionit, i cili duke transportuar një vinç, dyshohet se aksidentalisht goditi mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e mbikalimit të këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, ju bëjmë me dije se gjatë veprimeve të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi S. Sh., duke transportuar një vinç, me kamion, dyshohet se aksidentalisht vinçi ka goditur mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, duke e rrëzuar pjesërisht atë.

Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. Sh., 60 vjeç, banues në Shkodër.

Mjetet kamion dhe vinç janë bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet e tjera procedurale për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat