Protesta e 11 shkurtit/ Deputeti i grupit të Alibeajt: Do të jem në protestë, duhet të jetë e pandalshme për të larguar qeverinë

Shqipëria

Protesta e 11 shkurtit/ Deputeti i grupit të Alibeajt: Do të jem në protestë, duhet të jetë e pandalshme për të larguar qeverinë

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 19:00
Sali Berisha.

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, pjesë e grupit të Enkelejd Alibeajt ka deklaruar se do të marrë pjesë në protestën e datës 11 Shkurt të thirrur nga Sali Berisha.Gëshetnja u shpreh në Panorama TV se protesta është një mjet presioni ndaj qeverisë, duke theksuar se ajo duhet të jetë e pandalshme për të larguar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

“Nuk di të flas në emër të tjerëve. Nuk jam zëdhënës i grupit. Unë personalisht, aq sa keni ndjekur edhe në media për sa kohë kam qenë në opozitë kam qenë aktiv në të gjitha protestat. Nuk i jam fshehur asnjë proteste nga kushdo që është realizuar kundër qeverisë. Jo gjithmonë kam qenë në vijë të parë. Kundër këtij regjimi do të jem në shesh.

PD të paktën në këto 8 vite qeverisje të kësaj maxhorance, ka bërë protesta madhështore, protesta të forta. Fakti ka treguar që Rama nuk ikën me protesta. Protesta është një mjet presioni. Do të doja që nëse do kemi një protestë të pandalshme do të ishte një mënyrë për të larguar qeverinë. Kemi tentuar të realizojmë të tilla por jo gjithmonë kanë rezultuar të suksesshme.

Sot që ne flasim një pjesë e mirë e njerëzve që janë larguar kanë qenë demokratë. Unë ndoshta kam një problem që i them gjërat si janë. Sot në Shqipëri nuk ka demokraci sepse në një vend normal po të mos kishte ndodhur fare ky skandal, thjesht për faktin që janë larguar kaq shumë shqiptarë, kryeministri i një vendi duhet të largohet”, deklaroi ai.

Gëshetnja foli edhe për vendimin e gjykatës për vulën e Partisë Demokratike duke theksuar se ai bashkë me pjesën më të madhe të deputetëve do ta pranojnë atë, pavarësisht faktit nëse do të jetë apo jo në favor të tyre.

“Duhet të punojmë për të ndërruar një model ndryshe nga ky që është qeverisur vendi në këto vite. Do pranojmë çdo vendim të gjykatës, Politika shqiptare duhet të mësohet me këtë model. Duhet të pranojë vendimin e drejtësisë. O e njohim drejtësinë si arbitër ose nuk e njohim, rrugë të mesme nuk ka. Besoj që edhe një pjesë e mirë e grupit parlamentar ka të njëjtit qëndrim”, u shpreh Gështenja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat