Arrestimi i Alda Klosit, policia del me njoftimin zyrtar

Shqipëria

Arrestimi i Alda Klosit, policia del me njoftimin zyrtar

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 11:19
Alda Klosi

Policia e Tiranës ka dhënë njoftim zyrtar për arrestimin e ish-zyrtares së lartë Alda Klosi.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ndaluan shtetasen A. K. (Ç)., 41 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ajo dyshohet për veprat penale “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat