Arrestimi i Alda Klosit dhe dëshmia e pastrueses/ Avokati: S’është e rëndësishme marrëdhënia e tyre!

Shqipëria

Arrestimi i Alda Klosit dhe dëshmia e pastrueses/ Avokati: S’është e rëndësishme marrëdhënia e tyre!

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 23:18
Avokati Genc Gjokutaj

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar pas arrestimit të ish-zyrtares së kryeministrisë, Alda Klosit të cilës iu vodh një shumë e konsiderueshme parash nga pastruesja të cilën e kishte punësuar, Rozeta Dobi. Në dëshminë e dhënë përpara hetuesve, sot u zbulua një tjetër version i ngjarjes, ku pastruesja thotë se e inskenoi vjedhjen e parave.

Për këtë, Gjokutaj shkruan në një postim në rrjete sociale, se çështja më e rëndësishme nuk është marrëdhënia e zyrtares Alda Klosi me pastruesen dhe zhvendosja e parave nga banesa në banesë.

Sipas tij, çështja më e rëndësishme është se nga cili aktivitet ka ardhur një shumë kaq e madhe parash, duke sjellë në vëmendje dhe akuzat e ngritura nga Prokuroria ndaj Klosit.

Postimi i Gen Gjokutajt:

Hetimi i çështjes në të cilën pas pastrueses u arrestua zyrtarja e lartë A.K nuk ka interes dhe objekt marrëdhëniet e zyrtares me pastruesen dhe as mekanizmin dhe arsyet e zhvendosjes së parave nga banesa e zyrtares tek banesa e pastrueses siç mediat me shumë zell po transmetojnë!

Thelbi i gjithë kësaj historie është që nëse sasia e parave që duheshin pastruar siç Prokuroria akuzon janë produkt i një apo disa veprave penale të hetohet në këtë drejtim! Pra cilat jane veprat penale qe sollën këto para dhe cilët janë autoret e këtyre veprave! Sepse vonesat në hetim dhe momenti i përshkallëzimit të hetimit nuk flet per proces hetimor por politik! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat