Banorët e Bërxullës paralajmërojnë: Vetëm të vdekur do t’i marrin pronat tona

Shqipëria

Banorët e Bërxullës paralajmërojnë: Vetëm të vdekur do t’i marrin pronat tona

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 11:50
Pamje nga protesta

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë pasi kërkojnë që qeveria të plotësojë kërkesat e tyre dhe më pas të vijojnë me ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar.

Një nga banorët paralajmëroi se pronat e tyre “do t’i marrin vetëm të vdekur”, ndërsa shtoi se ajo rrugë do të bëhet “me lapidarë para se të ndërtohet”.

“Kërkesat tona janë të panegociueshme, përmes pronave tona do të shkojnë në aeroport. Në shenjë protestë, tubimi jonë është paqësor për të sensibilizuar pushtetarët sepse siç e shihni se ka ndodh një problem me atë agjentin e FBI bllokohet parlamenti duke u marrë me atë dhe duhet ta gjejmë ne të drejtën a u lidh me rusët apo jo. Parlamenti jonë është për të zgjidhur hallet tona këtu jo me zgjidhë hallet e Amerikës. Edi Rama pa pat bo gjë të shkojë si i pandehur se kolltukun se kanë pronë të vetën po këtu shkelet ligji ditën me diell ne po na shkelen të drejtat në mënyrë brutale dhe nuk merret askush. Halli jonë është ky dhe na duhet zgjidhje se janë 97 familjarë, pushtetarët bëjnë sikur nuk shohin ku ta kërkojë zgjidhjen ne.

Beteja jonë mos t’ju duket çudi se vetëm të vdekur pronat tona nuk kanë shans ti marrin pa ra në marrëveshje me ne kjo rrugë do të bëhet me lapidarë para me u ndërtu si në rastin e Kalasë së Shkodrës sepse janë kushte bazë nuk po kërkojnë salltanet. Nuk kanë nxjerrë akoma një vendim për vlerën e pronës se vetë i ndërtojnë pallatet ato dhe i dinë mirë çmimet dhe në mes të dimrit thonë dil përjashta ti po ku është ministria e Financave ça bëjnë këto, janë kërkesat tona jemi njerëz me këmbë në tokë dhe logjikë. Të lëmë fshatin e të ikim të gjithë prandaj bëj thirrje sa më shpejt se thonë projekti është madhor po për ata që do ta shfrytëzojnë”, tha banori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat