Berisha: Rama ia mbylli dosjen Bashës, minimumi do të dënohej me 6 vite burg

Shqipëria

Berisha: Rama ia mbylli dosjen Bashës, minimumi do të dënohej me 6 vite burg

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 18:28
Ish-kryeministri, Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha në një takim me kandidatët e Rithemelimit për zgjedhjet lokale të 14 majit, ka deklaruar se 935 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi që nga viti 2014 deri në vitin 2022. Sipas tij, këto shifra janë regjistruar vetëm për shqiptarët që kanë emigruar drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe shtoi se numri i tyre është edhe më i madh nëse do të përllogariten edhe vendet e tjera jashtë hapësirës ‘Shengen’.

“Në kushtet e një vendi kur kandidaturat e krahut tjetër i përcakton droga dhe narkoeurot, bandat, klanet e tyre, prania juaj në garë elektorale është prania e misionarëve të vërtetë. Me shumë dhimbje dhe keqardhje u informoj ju dhe mbarë shqiptarët se statistikat e fundit të EUROSTAT të cilat deri në vitin 2021 informonin se 744 mijë shqiptarë kanë lënë Shqipërinë për të ikur drejt vendeve në BE, kjo shifër para pak ditës dhe sot janë 935 mijë shqiptarë në këto vite vetëm në vendet e BE, nuk janë përfshirë të larguarit drejt kontinenteve tjera apo hapësirën tjetër që nuk është pjesë e shengenit, Kurrë ndonjëherë në histori, ky vend nuk është shkretuar nga një pushtim siç është shkretuar në këto vite.

Shqipëria po vdes me shpetjësi në këtë mënyrë. Nuk ka një vend tjetër në mënyrë absolute që në harkun kohor 2014-2022 të ketë humbur mbi 35% të popullsisë së vetë. Këto të dhëna dramatike e bëjnë misionin tuaj edhe më jetik për vendin për shpëtimin e vendit. Kjo vjen nga një politikë anti-shqiptare që ndiqet ndaj këtyre njerëzve”-tha Berisha.

Ai nuk la pa përmendur edhe dosjen e ish shefit të kundërzbulimit të FBI-së, duke përsëritur akuzat e tij se Rama ka korruptuar Charles McGonigal për të sulmuar opozitën. Ai shtoi se në këtë mënyrë Rama arriti të kishte nën kontroll Bashën me një dosje

“Edi Rama i  hape dosje për larje parash, Lulzim Bashës sepse Nuzi deklaroi se ka marrë 720 mijë dollarë nga Basha,. I hapi dosjen, ia mbylli pastaj duke mos e çuar në gjykatë të lartë, duke i thënë se e ka në dorë dhe se minimumi do të dënohej me 6 vite burg. Kështu e futi në xhep”- shtoi Berisha mes të tjerash.

Në përfundim të takimit, Berisha tha se zgjedhjet lokale kanë një rëndësi të jashtëzakonshme dhe u bëri thirrje kryetarëve të bashkisë që të kërkonin vazhdimisht dorëheqjen e Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat