Shqiptarët në zonën e tërmetit, Konsullja e Shqipërisë: Janë gra të martuara me shtetas turq

Shqipëria

Shqiptarët në zonën e tërmetit, Konsullja e Shqipërisë: Janë gra të martuara me shtetas turq

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 15:28
Blerta Kadzadej

Blerta Kadzadej konsulle e përgjithshme e Shqipërisë në Stamboll, në një prononcim në edicionin e mesditës në Top Channel dha  këtë përditësim për nëse ka patur shqiptarë të lënduar nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

Fatmirësisht më duhet të konfirmoj se nuk kemi asnjë njoftim për shqiptarë të lënduar, plagosur apo humbje jete në këtë tragjedi të madhe që jemi  duke e parë e ndjekur të gjithë pët mesë dy ditë. Është lajm i mirë që nuk kemi qytetarë tanë të prekur direkt me raste humbje jete apo plagosje. Shpresojmë shumë që ky lajm në vijim të jetë ai që do tu ri-konfirmoj”, tha ajo.

Konsullja Kadzadej dha detaje për telefonatat e marra nga Shqiptarët në Turqi përmes dy numrave vënë në dispozicion për rastet emergjente pas tërmetit.

 “Kemi bërë të mundur lidhjen e familjarëve që nuk kishin mundësi të lidheshin me familjarët e tyre në zonat e tërmetit. Kemi qytetarë shqiptarë kryesisht zonja të martuara me qytetarë turq në këto zona të tërmetit. Natyrisht është lajm i mirë që kemi bërë të mundur lidhjen e tyre në zonat e rrezikut me familjarët’, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat