Tërmetet katastrofike në Turqi, Rama publikon kontaktet për shqiptarët e prekur

Shqipëria

Tërmetet katastrofike në Turqi, Rama publikon kontaktet për shqiptarët e prekur

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 13:48
Edi Rama

Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook numrat e kontaktit për të gjithë shqiptarët që ndodhen në zonat e tërmetit në Turqi.

Postimi i Ramës

Lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit në Turqi
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të cilët kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në:
Tiranë: (+355) 696 773 168,
Stamboll:(+90) 539 656 621 9
Ankara: (+90) 549 561 198 5

në dispozicion në ndihmën tuaj 24/7 dhe në adresën e email-it: [email protected].

Në solidaritet me Turqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritet zyrtare turke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat