A ka shqiptarë të vdekur nga tërmeti në Turqi? Përgjigjet Olta Xhaçka

Shqipëria

A ka shqiptarë të vdekur nga tërmeti në Turqi? Përgjigjet Olta Xhaçka

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 14:07
Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i është përgjigjur pyetjes nëse ka shtetas shqiptarë të vdekur nga tërmetet shkatërruese që kanë goditur Turqinë që prej mëngjesit të së hënës.

Në komunikimin e saj për mediet, Xhaçka tha se nuk ka asnjjë informacion për qytetarë shqiptarë që të kenë humbur kontaktet me familjarët e tyre në zonat e prekura nga tërmeti.

Xhaçka: Është situatë e dhimbshme. Sot që flasim nuk kemi asnjë informacion për qytetarë shqiptarë që të kenë humbur kontaktet me familjarët e tyre në zonat e prekura nga tërmeti.

Sot mbërriti në Stamboll ekipi i dytë shqiptar i kërkim shpëtimit pas tërmetit tragjik që deri më tani ka shkaktuar mbi 8 mijë viktima.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. 75 forca po punojnë ditë e natë për të shpëtuar jetët nën rrënoja.

Kujtojmë se ekipi i parë shqiptar prej 53 personash, mjekë dhe specialistë të grupeve të kërkim-shpëtimit, ka mbërritur në Turqi paraditen e djeshme, për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat