Berisha: Edi Ramës t’i tregohet vendi, të qëllohet me vezë e domate kur qarkullon në Tiranë

Shqipëria

Berisha: Edi Ramës t’i tregohet vendi, të qëllohet me vezë e domate kur qarkullon në Tiranë

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 19:28
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama është e keqja më e madhe e këtij vendi, prandaj sipas tij ai duhet të largohet nga pushteti me çdo kusht.

Komentet Berisha i bëri gjatë një bashkëbisedimi me banorët e degës 6, 7 dhe 16 të Tiranës, ku tha se Rama merr 29 euro për tonë përgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë, ku sipas tij duhet të merrte vetëm 11 euro për tonë.

Ai shtoi se në Sharrë bëhet vetëm groposja e mbetjeve si 25 vite më parë dhe jo djegia e tyre dhe sipas tij paratë e grumbulluara Rama i çon në Iran.

Berisha i tha qytetarëve se Rama duhet të qëllohet me vezë e domate kur qarkullon në Tiranë, për vjedhjet që i ka bërë Shqipërisë.

“E shtuna është një ditë e madhe, moti është i ftohtë, por ajo do të jetë një nga ditët më të ngohta për shqiptarët, të cilët presin me padurim siparin e revolucionit demokratik që ne duhet të përmbysim njërin nga regjimet më karikaturë, më dictatorial dhe anti-dhqiptar që ne kemi pasur në histori.

Rama me grupin e tij sillet ndaj këtij vendi si një organizatë kriminale, që nuk kanë interesa të qytetarve, të vendit, të kombit. Për të shkretuar vendin, asnjë vend tjetër në Europë dhe në botë, në një hark kohor 8-vjeçar nga 2014-2022, pavarësisht nga luftërat, nuk ka humbur më shumë se 1/3 e kombit siç kemi humbur ne këto vite. Sipas Eurostat, vetëm në hapsirën shengen janë larguar këto vite 937 mijë shqiptarë. Këto shifra tregojnë se sirenat e shkretimit të vendit po bien në të katër anët. Mosbesimi te ky vend dhe shndërrimi i tij nga një vend i bekuar në një vend të mallkuar nga ky regjim, është një dramë kombëtare. Kjo dramë ka një shkak, ka një shkak, ka një terren dhe ky është moniszmi. Kur dolëm nga monizmi i parë, u dyndëm nga toka e deti, për të shpëtuar nga tirania e mjerimit që la. Sot ky monizëm e ka shndërruar Shqipërinë në një vend të huaj për shqiptarët. Ky është nje vend me potenciale të jashtëzakonshme edhe për 10 milion banorë. Pasuritë e vendit shndërrohen në plaçkë e grabitje për qeveritarët. Për ta ligji nuk ekziston. Ata kanë vetëm një interes, të mbushin xhepat me paratë e vjedhura. Në kulmin e një krize botërore, ai firmos marrëveshjen për grabitjen e portit. Tenderi për pistën e makinave në Krastë të Elbasanit, Edi Rama shpalli fitues pas tre ditësh kompaninë që i mbushi xhepat. Ndërkohë që duheshin disa javë që të dilte fituesi.

Sharra është ndërmarrje e tyre. Kontrata thotë se plehrat do të menaxhohen me 11 euro për ton. Por ai është i paturp. Ai kalon rrugicave dhe u merr tek ndërmarrja e tij 29 euro për tonë. Nuk digjet asnjë ton, groposen si 25 vite më parë. A lejohet ky njeri të qarkullojë në Tiranë? A nuk duhet të qëllohet me vezë e domate kudo që kalon. Kur vjen një hajdut në oborr dhe merr diçka e ikën me vrap. Këtij i duhet treguar vendi. Të qëllohet me vezë e domate kudo që kalon. Ku i çon paratë? I çon në Iran. Ai holandezi që ka marrë ky atje është i lidhur kokë e këmbë me Iranin. Kur flietet për Iranin ai nuk e çel gojën. Sa të na rrëmbejnë të ardhen tonë, le t’i lëmë në të shkuarën e tyre, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat