Berisha paralajmëron: Qeveria e Edi Ramës ka projektuar të shembë 90 mijë banesa

Shqipëria

Berisha paralajmëron: Qeveria e Edi Ramës ka projektuar të shembë 90 mijë banesa

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 19:57
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka projektuar të shembë 90 mijë banesa.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me demokratë të degës 6, 7 dhe 16 të Tiranës.

Berisha shtoi se qeveria shqiptare shemb shkollat me arsyetimin e pasojave të tërmetit, në një kohë që sipas tij ato nuk kanë plasaritje.

Sipas Berishës, Rama i bën këto për të ndërtuar shkolla të reja me çmime që variojnë nga 3-6 milion euro.

“Një nga projektet e tyre është të shemben 90 mijë banesa. Siç e keni parë, këta çdo ditë shembin shkolla. Ndërtojnë shkolla me 6 milion euro. Standarti është i përllogaritur që nga gozhda. Ky ndërton shkolla me 3 milion, arrijnë edhe në 5 milion. Shembin shkolla pa asnjë plasaritje nga tërmeti.

Rikthyen turnet në Tiranë, kurse në Kamëz rikthyen turnet e treta. I verboi grabitja e plaçkitja dhe pasurimi. Të shndërrohemi në popull protestues për të shpëtuar Shqipërinë, për t’i dalë zot vendit. Është mision jetik. Duhet ta shpëtojmë vendin”, është shprehur Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat